Goditje e rendë për Torinon, Ismajli një muaj jashtë, tërheqje në kofshë

Nuk ka fund “saga” e dëmtimeve për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi kuqezi doli i dëmtuar nga sfida e fundit kundër Como-s, por situata është më shqetësuese se sa mendohej fillimisht. Ismajli iu nënshtrua testeve mjekësorë të hënën dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit bëhet fjalë për një tërheqje të muskujve në kofshën e djathtë:

“Klubi i Torinos njofton se Ardian Ismajli iu nënshtrua testeve mjekësore që nxorën në pah një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Prognoza e saktë do vlerësohet sipas evoluimit të dëmtimit”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Torinos.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave italiane, ky dëmtim pritet ta mbajë Ismajlin jashtë fushës së lojës për të paktën një muaj. Për të disatën herë gjatë këtij sezoni, Ismajli ndalet sërish, një mungesë shumë e madhe për trajnerin Baroni, pasi imapkti i tij në skuadër është shumë i madh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×