“Pezullimi i Ballukut erdhi pas dëshmive për intimidim të vartësve”, Besart Xhaferri: Rast unikal që e pandehura të vazhdojë detyrën

Deputeti i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në “Studio 24”, e ka cilësuar rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, si rast unikal kur një e pandehur vijon detyrën duke u kthyer në zyrë, atje ku u hetua për akuzat e ngritura për korrupsion.

Xhaferri tha se pezullimi është masë shumë herë më e lehtë se arresti.

“Çfarëdo lloj vendimi të marrë Kushtetuesja, Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër. Këtu do të shihet nëse do të respektohet standardi apo të demaskojë standardin e saj që “do respektojmë çfarë na intereson ne”, tha deputeti demokrat.

Besart Xhaferri: Pezullimi është masë shumë herë më e lehtë se arresti. Çfarëdo lloj vendimi të marrë Kushtetuesja, Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër. Këtu do të shihet nëse do të respektohet standardi apo të demaskojë standardin e saj që “do respektojmë çfarë na intereson ne”.

Duhet të vendoset një precedencë sepse në botën perëndimore nuk ekziston që gjykata të pezullojë një zyrtar pasi ata japin dorëheqjen kur janë nën akuzë për arsyen e vetme që të mos kesh konflikt interesi për të prishur provat. Pezullimi erdhi pasi u vërtetua se punonjësit e saj u rrëfyen se ishin intimiduar dhe kur ti po hetohesh për një skenë krimi, ti nuk duhet të kesh akses në zyrë. Ndaj ne kemi nevojë për precedencë. Por në asnjë vend të botës nuk sheh dikë në akuzë të vazhdojë detyrën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×