“Prangosët një minoren! Në burg duhet të ishin Rama e Balluku”, Blushi me tone të forta në Kuvend: Ministre Koçiu, ngrije kokën dhe jep llogari! Pse arrestove protestuesit paqësor të opozitës?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar heqjen e projektligjit në sistemin gjyqësore, ndryshimet në Kodin Penal, si edhe projektligjin për çështjen McGonigal. Gjithashtu në fjalën e tij në Kuvend, Blushi ngriti akuza për dhunën e përdorur në protestën e 24 majit, duke nënvizuar se duhet të ishte çështje kryesore e rendit të ditës, dhe se ministrja e Brendshme duhet të japë sqarime.

Blushi shtoi se në burg duhet të ishte Balluku, Ergys Agasi, dhe jo njerëzit që protestojnë për të drejtat e tyre.

Blushi: hiqni dorë dhe tërhiqni nga rendi i ditës pr.ligje që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Hiqni nga rendi i ditës pr.ligjet e lobimeve, që s’ka interes publik, është pr.ligji i Mcgonigal. Hiqni ndryshimet nga kodi Penal. Prisja sot që ministrja e Brendshme të ngrinte kokë dhe të dilte aty dhe të jepte llogari. Molotovin po e sillini ju në këtë sallë. Sot në burgjet tuaja janë protestues paqësor. Si ka mundësi që keni arrestuar një minoren? Helmuat qytetarë të pafajshëm, protestues paqësor. Kjo duhet të jetë çështja kryesore e rendit të ditës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×