Protestë, bllokim të Foltores? Opozita akuzon Ramën se po mbron Ballukun, si pritet të vijojë seanca në Kuvend

Në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku në rend dita do jetë mbi 20 pika në shqyrtim.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje nga Kuvendi, raportoi zhvillimet e fundit që pritet të përfshijnë seancën. Gazetari Osman Stafa tha për News24 se në bazë të rendit të ditës, pritet të jetë një seancë e gjatë, por kjo nëse opozita nuk do të vijojë me skenarët e saj.

“Pritet të shihet në vijim edhe qëndrimi i opozitës shqiptare. Pra nëse PD do të kalojë në bllokim të Foltores, apo duke protestuar dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Ballukun. Kjo pasi zëvendeskryeministrja Belinda Balluku është akuzuar për vjedhje e korrupsion, dhe opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron një të pandehur”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×