“Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale”/ “Në Shënjestër” publikon raportin: Altin Ndoci doli disa herë gjatë periudhës tetor 2025-janar 2026

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, në News24, u publikua dhe një raport i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që nxjerr në pah shkeljen në mënyrë arbitrare e rregulloreve të brendshme në burgje.

Në raport thuhet se përkundrejt rryshfetit, të burgosurit korruptojnë drejtuesit e burgjeve, me qëllim për të dalë nga këto institucione dhe për të kryer takime speciale.

Gjë që është konstatuar në raportin e saj edhe nga SHKBB, (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve)

Raporti i SHKBB

Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBB rezulton se shpeshherë shoqërimi për në spital i të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe në gjendje të mirë ekonomike, dyshohet se kryhet për t’iu mundësuar atyre favore të ndryshme, kryesisht takime speciale, kundrejt dhënies së rryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital që përkojnë me periudhën Tetor 2025-Janar 2026 janë fiktive.

Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë nga stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.

Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×