Babai plagosi me thikë vajzën dhe kolegun e saj/ “E kishte ‘taks’ për ta heq qafe, i goditi syrin të bijës”, trondit me rrëfimin dëshmitari: Donte ta vriste, i vuri biçakun te fyti!

Ngjarja e rëndë që tronditi tre ditë më parë Durrësin, ku një 56-vjeçar sulmoi me thikë vajzën e tij dhe kolegun e saj të punës, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Mikel Ndoj akuzohet se plagosi me thikë vajzën e tij Xhensila Ndoj dhe kolegun e kësaj, u arratis pas ngjarjes së rëndë, për t’u arrestuar disa orë më vonë.

Në dëshminë e tij, 56-vjeçari deklaroi se kishte shkuar te vendi i punës së vajzës pasi ajo nuk po i përgjigjej në telefon dhe se donte të ribashkohej me familjen, por e reja nuk pranonte më asnjë kontakt me të. Ai ka pohuar se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit, ndërsa ka shprehur pendesë për veprimet e tij dhe u ka kërkuar falje të plagosurve. Sot pjesë e emisionit është bërë një dëshmitar, i cili jo vetëm që pa nga afër ngjarjen e rëndë që u zhvillua në rrugë, por edhe e njeh nga afër familjen. I riu bëri dëshmi tronditëse, ndërsa akuzoi babanë e vajzës se ai e kishte planifikuar të vriste atë prej 1 muaj.

“Është diçka e përsëritur. Duke parë dëshminë e personit, nuk është e vërtetë. Ai e ka pasur si plan që të dëmtonte vajzën, por dhe shoqen e vetë. Ata ishin prej 6 vitesh të divorcuar. Ai kishte një muaj që kishte dalë nga burgu. Nuk ishte diçka e rastësishme, por ishte e planifikuar prej 1 vit. Ai kishte ardhur për ta vrarë vajzën dhe jo për ta diskutuar. Ai erdhi me biçak, ia vuri në fyt. Nuk erdhi për ta diskutuar, por për ta vrarë. E kishte deklaruar dhe nëpër lokalet e lagjes, pasi thoshte; ‘do t’i vras’, por se merrnin shumë seriozisht se ishte pijanec. Mbi 8 cm në fyt djali, ishte gati për të vdekur. Por shpëtoi. Dhe vajza ishte gati për tu vrarë, por duke u përleshur me babanë shpëtoi fytin, por e mori në krah. Ka 14 qepje vajza. Kolegu i vajzës për fatin e mirë, vetëm 2 mm e ndante nga damari kryesor që mund të ishte fatale gjëja. Ishte çarje e thellë prej 6-7 cm. E pashë me sytë e mi. Unë e dërgova në spital. Vajza dhe djali janë në gjendje të mirë tani, kanë kaluar rrezikun. Më në rrezik ishte djali, por dhe vajza rrezikoi syrin. Ajo ka 14 qepje. Ishte plan i mirëorganizuar. Dhuna ka qenë prezentë në këtë familje. Ka qenë përsëritës. Ka një urdhër-mbrojtës për nënën e vajzës. Ai tentonte gjithmonë për t’u bashkuar. E bezdiste për lekë vajzën dhe në xhiro po ashtu. Edhe në punën që ka qenë më parë, ai kishte shkuar dhe e kishte bezdisur, por atje e kishin rrahur punonjësit e sigurisë. Më shumë debatet i ka pasur me vajzën, kishte mllef. Ai ishte i dhunshëm dhe ndaj vajzës, por më shumë ndaj të ëmës. Për faj të dhunës kanë pasur probleme jo pak të vogla e ëma. Kanë 6 vite të ndarë çifti. Ndryshe nga vajza, djali kishte kontakte me të atin. Ishte ai që donte t’i jepte një mundësi. Goca s’ka dashur kurrë që ta afronte se e ka njohur mirë babanë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×