“Balluku kërkon të vendosë ushtaren e saj në krye të KPP”, Toska: Irma Droboniku, ushtare e zv/kryeministres! Nuk përmbush kriterin minimal

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është zyrtarisht e akuzuar nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Toska ka shprehur shqetësime lidhur me Komisionin e Prokurimit Publik, duke pretenduar se një person i afërt me Ballukun, Irma Droboniku, është emëruar në këtë institucion dhe se po përgatitet për të marrë drejtimin e tij.

Sipas Toskës, një veprim i tillë do të përbënte shkelje ligjore, pasi, siç ai pretendon, Droboniku nuk plotëson kriterin minimal të tre viteve përvojë profesionale sipas ligjit, të parashikuar për pozicione të tilla.

Ai e cilësio personin e piketuar nga Balluku si një të besuar dhe ushtare të kësaj të fundit, ndërsa tha se nëse Droboniku do të vendosej në krye të KPP do të përbënte një shkelje flagrante të ligjit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×