Milan në kërkim të një mbrojtësi, Mario Gila e Nathan Aké në krye të listës së kandidatëve

Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe kjo nuk është më sekret. Për momentin, Massimiliano Allegri po mbështetet te De Winter, i cili kundër Romës zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke shënuar edhe golin e avantazhit për kuqezinjtë. Megjithatë, drejtuesit e klubit e dinë mirë se për të mbetur konkurrues në garën për titull, do të nevojiten ndërhyrje të tjera në merkato.

Në ditët e fundit është përmendur emri i Dragusin si një përforcim i mundshëm i minutës së fundit, ndërsa për verën objektivi kryesor mbetet mbrojtësi i Lazios, Mario Gila. Por në orët e fundit ka dalë në skenë edhe një emër surprizë: Nathan Aké. Për mbrojtësin holandez të Manchester City-t kanë nisur kontaktet e para, por operacioni mbetet i komplikuar, si për shkak të situatës së dëmtimeve në skuadrën e Guardiolës, ashtu edhe për shkak të pagës së lartë prej 9 milionë eurosh në sezon, jashtë parametrave të Milanit.

Pavarësisht vështirësive, drejtori sportiv Igli Tare po punon pa pushim për t’i dhënë Allegri-t një përforcim dhe për ta mbajtur Milanin në garë deri në fund për titullin kampion ndaj Interit.

Ndërkohë, një ish-kuqezi po shkëlqen në Angli. Alex Jimenez, pas largimit nga Milani verën e kaluar, ka gjetur hapësirë dhe vazhdimësi te Bournemouth. Talenti i vitit 2005 ka regjistruar 20 paraqitje dhe një gol mes Premier League dhe FA Cup. Klubi anglez është i vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e tij: pas 2 milionë eurove të paguara për huazimin, Bournemouth do të investojë edhe 20 milionë të tjera, gjysma e të cilave do t’i shkojnë Real Madridit. Për Milanin, gjithsesi, bëhet fjalë për një plusvalencë të rëndësishme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×