
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka përdorur ironi dhe krahasime të pazakonta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka krahasuar anëtarë të qeverisë shqiptare me perime të vendosura përballë tij në studio. Deklaratat e tij u shoqëruan me tone satirike dhe kritika politike, veçanërisht ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi i atribuoi secilit ministër një “rol” simbolik, duke i përshkruar me emra perimesh, të cilat, sipas tij, përfaqësonin mënyrën e funksionimit dhe ndikimin e tyre në qeverisje. Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “patëllxhanin”, ministren e Brendshme me “specin e kuq”, ministren e Shëndetësisë me “qitron”, ndërsa ministren e Turizmit me “limonin”.
Për ministren Mirela Kumbaro, përdori krahasimin me lulelakrën, ndërsa Elisa Spiropalin e krahasoi me “hudhrën”.
Në mënyrë të veçantë, Korreshi u ndal te Belinda Balluku, të cilën e krahasoi me “panxharin”, duke shtuar se “lekët e bëjnë sheqer e mjaltë”, një koment që u interpretua si referencë ironike ndaj akuzave që po hetohen nga SPAK.
and then