Përkujtimi për 90-vjetorin e lindjes të Kadaresë/ Presidenti Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të shkrimtarit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme. Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës me rastin e ditës së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare:

Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.  Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore. Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×