“Sazani nuk ka ujë, energji dhe rrugë. Kontrata e koncesionit ja kërkon qeverisë t’i sigurojë”, Artur Meçollari: Shteti duhet të investojë 300 mln euro

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare, kapiten Artur Meçollari, i ftuar në “Oponencë”,  u shpreh se për tu vënë në jetë projekti 1.4 mld dollar I Ivanka Trump në ishullin e Sazanit dhe Zvërnecit, qeveria duhet të investojë 300 mln euro.

Sipas Meçollarit, kjo kosto vjen si pasojë e mungesës së ujit, energjisë dhe rrugëve në Sazan.

“Në Sazan nuk ka ujë, duhet të vijë nga Uji i Ftohtë, 20 km larg dhe tubacionet të kalojnë në det, ose të distilohet, por duhen investime. Nuk ka energji, dikur ka patur dhe linjë dhe telefoni. Duhen bërë rrugët, në Sazan nuk ka rrugë. Është në gjendje të virgjër. Duhet të sistemohet çështja e mbetjeve”, tha kapiten Artur Meçollari.

Artur Meçollari: Një vit më parë Ivanka Trump ka thënë se projekti ka probleme logjistike. Sipas ligjit të koncensioneve, qeveria duhet të sigurojë ujë, Në Sazan nuk ka ujë, duhet të vijë nga Uji i Ftohtë, 20 km larg dhe tubacionet të kalojnë në det, ose të distilohet, por duhen investime. Nuk ka energji, dikur ka patur dhe linjë dhe telefoni. Duhen bërë rrugët, në Sazan nuk ka rrugë. Është në gjendje të virgjër. Duhet të sistemohet çështja e mbetjeve, nga pamjet që kanë dalë duket se ndërtimet do të bëhen në pjesën lindore. Është pjesa më e keqe, është e pjerrët dhe shtrihet në det, aty ka shumë erë.

Nuk ka studim fizibiliteti, projekti është bërë sipas një modeli në Ulqin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×