Shkodër/ Ranë me makinë në lumë nga ura e Spatharit! Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më parë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se brenda makinës ishin 3 persona.

Raportohet se këta të fundit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Sakaq, policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×