“S’kam parë kurrë diçka të tillë”, shoferi i kamionit i tronditur pas aksidentit ku vdiqën 7 tifozë të PAOK

Një aksident fatal i mori jetën 7 tifozëve të PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Europa League ndaj Lyon.

Për ngjarjen e ndodhur të martën në orën 13:05 në autostradën DN6–E70 në Timis të Rumanisë, tronditja ishte e madhe si në botën e sportit, ashtu edhe më gjerë.

Shoferi i kamionit që u përplas me furgonin e tifozëve, u shpreh se nuk ka parë kurrë diçka të tillë.

“Kam ecur me kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Për herë të parë përballem me një situatë të tillë”, tha shoferi i kamionit për median rumune “Libertatea”.

Ngushëllime për aksidentin tragjik kanë shprehur gjithë liderët e partive greke, por edhe klubet e futbollit të Greqisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×