“34% e të punësuarve në bashkinë e Tiranës rezultojnë nga TIMS jashtë shtetit”, Murrizi: PD duhet të flasë me qytetarët për hallet e tyre

Humbja e PD në zgjedhje, sipas ish-deputetit të PD, Myslim Murrizi, lidhet me sistemin e ngritur nga mazhoranca me punësimet partiake që prodhojnë vota, sic rezulton në bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi tha se nga 12 mijë të punësuar në bashki, 34% e tyre rezultojnë nga TIMS se ndodhen jashtë shtetit.

“Kështu i ke të gjitha bashkitë. Në këto kushte, PD duhet t’jua thotë qytetarëve hallet që prekin qytetarët.

Pra, përvec protestës, PD duhet të shkojë pranë qytetarëve dhe t’ua thotë. Kur unë flas në Këshillin Kombëtar dhe them pse nuk flisni për Klodian Allajbeun, acarohem unë dhe ata 7 mijë votues të mi”, tha ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×