Cili do të jetë fati i Belinda Ballukut? Kthupi: Afati 3-mujor për kërkesën e SPAK, vendimtar! Puna e prokurorisë vijon në heshtje

Eksperti i çështjeve ligjore, Rezart Kthupi, gjatë një interviste në News24, ka sqaruar pasojat e tejkalimit të afatit tre mujor për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, nëse afati mbaron, Këshilli i Mandateve nuk mund të mblidhet, duke i hapur SPAK alternativën për të paraqitur një kërkesë të re ose për të vijuar hetimet pa masë sigurie.

Kthupi theksoi gjithashtu dimensionin politik të çështjes, duke theksuar se kryeministri po përpiqet të përdorë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si argument për të bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ai shtoi se hetimet e SPAK vijojnë në fshehtësi, dhe rezultatet finale do të dalin në publik me kalimin e kohës, duke ruajtur sekretin e procedurës hetimore.

“Nëse kalohet afati 3 mujor nga kërkesa e prokurorisë praktika konsiderohet e mbyllur dhe këshilli i mandateve nuk mund të mblidhet pas afatit. SPAK ka alternativa, ose paraqet kërkesë të re për heqje imuniteti në parlament ose i ngelet të vijojë veprimet hetimore pa një masë sigurie ndaj Ballukut.

Politikisht kryeministri po përpiqet të korrë një fitore në GJK dhe këtë ta përdorë edhe në Këshillin e Mandateve duke e konsideruar qëndrimin e SPAK si qëndrim që cenon funksionimin e qeverisë dhe demokracinë, etj.

Mazhoranca ka vendosur të bllokojë procedurën për çështjen Balluku. Ajo që ka bërë kryeministri duke lidhur vendimin e GJK me mbledhjen e Këshillit te Mandateve krijon këtë ngërçin qe GJK po i jep kohe kryeministrit për te mos mbledhur Këshillin e Mandateve.

Mendoj se puna brenda SPAK vijon edhe pse nga jashtë nuk shohim gjë. Mbetet te presim por jo gjithçka behet ne publik. Puna hetimore ruhet si sekret dhe ne shohim vetëm rezultatet finale qe duan edhe kohen e tyre për tu shfaqur”, u shpreh ai mes të tjerash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×