
Deputeti i PD Belind Këlliçi nga selia e Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe krimit të organizuar për zbutjen e masave për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.
Këlliçi theksoi se sot Gjykata e Apelit vendoi kapakun, por jo mbi krimin por mbi drejtësinë.
“Për 44 javë me radhë protestuam para bashkisë për vjedhjen e parave publike…Sot gjykata e Apelit vendosi kapakun, jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Drejtuesit e Bashkisë përveç njërit dolën nga salla të larë, një dosje e varrosur me një ceremoni që sot prodhoi një Alqi Bllako të dytë që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive”, tha Këlliçi.
and then