“Hapi rrugën drejtësisë”/ Tedi Blushi-Peleshit: 260 mln euro të grabitura për një rrugë, çfarë do më shumë? I ke vënë gjoksin topit të korrupsionit…

I ashpër ka qenë debati në konferencën e Kryetarëve mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Niko Peleshit.

Gjatë debateve për imunitetin e Belinda Ballukut, Blushi ka përmendur edhe skandalin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçë.

Drejtuar Peleshit, Blushi i shpreh: “Ti je dhe deputet i Qarkut të Korçës, a kalon dot nga rruga Qukës-Qafë Plloçë? Çfarë prove do më shumë se 260 milion euro të grabitura për një rrugë që nuk funksionon? Hapi rrugën drejtësisë se i ke vënë gjoksin topit të korrupsionit të Edi Ramës”.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×