
Anis Mehmeti u largua nga Bristol City, për të kaluar në radhët e skuadrës tjetër të Championship, Ipswich Town. Kapiteni i Ipswich Town, Dara O’Shea vlerësoi në maksimum prurjen më të re të skuadrës.
“Mehmeti është një lojtar vërtet i mirë dhe padyshim që ishim shumë të emocionuar kur dëgjuam se po vinte tek ne. Për mua është një nga lojtarët më të mirë në Championship, teknikisht, me topin në këmbë, është i mrekullueshëm. E patë këtë në momente të shkurtra [kundër Sheffield United], duke marrë topin dhe duke u përpjekur të na çojë përpara. Edhe jashtë topit, ritmi i tij i punës është i shkëlqyer. Kjo është diçka që do të përshtatet me grupin”- tha O’Shea.
Sulmuesi kuqezi Mehmeti u transferua te Ipsëich për 3.5 milionë funte të premten e kaluar, duke debutuar vetëm 24 orë më pas, në atë humbje 3-1 kundër Sheffield United.
and then