Lirimi i ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, Balliu: U liruan hajdutët që të krijojnë hapësirë për ata që parkojnë dysh

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas lirimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu shkruan se “u liruan edhe hajdutët e bashkisë”, duke ironizuar se qelitë po lirohen për shkelje të vogla, ndërsa personat e akuzuar për vjedhje të fondeve publike dalin të lirë.

Mesazhi i plotë

U liruan edhe hajdutët e bashkisë.

Ndoshta s’kanë faj; duhen liruar qelitë për ata që parkojnë dysh.

Por një pyetje: ku janë paratë që vodhën këta hajdutë të pushtetit, kur drejtësia jonë nuk ka konfiskuar asnjë cent?



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×