“Protesta e fundit e PD-së, ndër më të mirat”, Gjin Gjoni: Qytetarët janë gati të vijojnë revoltat masive!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar protestën e fundit të zhvilluar nga opozita, duke e cilësuar atë si një nga më të mirat dhe në përputhje me pritshmëritë e PD-së.

Sipas Gjonit, qytetarët kanë treguar angazhim më të madh dhe pjesëmarrje aktive, ndërsa ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe do të jenë edhe më masive. “Protesta e fundit ka qenë ndër më të mirat dhe në pritshmëritë e PD, në mënyrën si njerëzit ishin më aktivë. Protestat do të vijojnë, do ketë masivitet”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat theksoi se reagimi i qytetarëve erdhi në një moment edhe si pasojë e ndërhyrjeve të policisë. Ai u ndal veçanërisht te përdorimi i gazit lotsjellës dhe topave të ujit gjatë protestës.

“Policia mund të ndërhyjë në turma, por të ushtrojë atë lloj gazi dhe topa uji drejt protestuesve paqësorë është pa sens në çdo demokraci funksionale”, deklaroi Gjoni, duke shtuar se situata aktuale po e çon vendin gjithnjë e më shumë drejt një autokracie.

Në fund, Gjoni theksoi se qytetarët janë të gatshëm të protestojnë dhe se pritshmëritë e tyre ndaj opozitës dhe ndryshimit politik janë të larta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×