Shkrirja e Kadastrës në Vlorë/ Nën shoqërimin e policisë, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës

Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës.

Rreth orës 14:00, dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë, për veprime të mëtejshme.

Burime bëjnë me dije se disa punonjës janë detyruar të pranojnë kushtet e zhvendosjes, ndërsa të tjerë pritet të japin dorëheqjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×