15-vjetori i “21 Janarit”/ Artan Hoxha zbulon: Pak ditë më para ceremonisë përfaqësues të qeverisë takuan familjarët e viktimave të “21 Janarin”! Kishin frikë se…

Më shumë se një javë më parë u mbajt ceremonia përkujtimore për 15 vjetorin e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 protestuesit Akeks Nika, Ziver Veizit, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, të cilët u shpallën më vonë edhe Dëshmorë të Atdheut.

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur atë që ka ndodhur pak ditë përpara organizimit të ceremonisë, ku përfaqësues të qeverisë kanë zhvilluar takim me familjarët e viktimave, me frikën se nuk do të marrin pjesë në ceremoni,.

Kjo sipas Hoxhës është bërë pasi mazhoranca kishte frikë se mungesa e familjarëve do të përdorej si argument nga opozita.

“Disa ditë përpara 21 Janarit ka pasur një kontakt mes përfaqësuesve të qeverisë dhe familjarëve të viktimave. Përfaqësuesve të qeverisë u është thënë që do të jemi në ceremoni por jo në Kryeministri.
Ajo që unë thash në media i vuri në alarm që mund të ndodheshin në një situatë të tillë dhe kjo mund të përdorej nga opozita kundër qeverisë. Në kontaktet e mëvonshme me familjarët e Aleks Nikës u është thënë nëse nuk vini ju nuk vinë as familjarët e viktimave të tjerë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×