
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka deklaruar se mos mbledhja e Këshillit të Mandateve në lidhje me imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj, është një zvarritje që po bëhet me qëllim tejkalimin e afateve.
Në një lidhje online në News24, hehu u shpreh se gjithçka po bëhet për të shmangur procedurat normale dhe përballjen e Ballukut me drejtësinë.
“Regjimi po përpiqet të fshehë një realitet e të shmangë inkriminim publik dhe zyrtar të zonjës Balluku. Përpjekje për të zvarritur çështje që Balluku të mos ballafaqohet me drejtësinë dhe të mos përballet me gjykatën.
3 muaj është koha që duhet të shprehet Kuvendi, është një lojë jo e ndershme e jo demokratike për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur procedurat normale edhe parlamentare.
Është hera e parë që çështja e imunitetit po zvarritet për të kaluar afatet”, tha ai.
and then