Detajet/ Plagosi me thikë djalin, identifikohet autori. 58-vjeçari dyshohet se kishte probleme me alkoolin

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë, ku babai dje pak para mesnate goditi me thikë djalin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në fshatin Ostren.

Gazetari Enver Doçi në një lidhje live për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmetim, Bastri Nuredini ka goditur me thikë djalin, Kongres Nuredinin, pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa në banesë kishte dhe anëtarë të tjerë të familjes. Duke iu referuar burimeve, gazetari Doçi tha se ka dyshime që autori i krimit ka qenë person që kishte probleme me alkoolin. Ndërkohë, pasi u plagos, 29-vjeçari ka dalë nga banesa, ndërsa familjarët kanë njoftuar policinë.

Sakaq, familja në fjalë thuhet se është në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, i riu ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×