Lyon dhe A.Villa dominojnë, përfundon faza e ligës në E.League, edhe Roma në “TOP8”

Të enjten në mbrëmje u mbyll edhe faza e ligës në Europa league, trofeu i dytë për nga rëndësia në continent. Pas 8 ndeshjesh asnjë skuadër nuk mundi dot të grumbullonte pike të plota, por Lion dhe Aston Villa ishin padyshim ekipet më të mira deri tani, duke e mbyllur përpara të gjithëve me 21 të grumbulluara nga 24 të mundshme.

Francezët e Lyon fituan edhe mbrëmjen e djeshme, teksa mundën grekët e PAOK me shifrat 4-2. Për të besuarit e Paulo Fonsecës, njeriu i mbrëmjes ishte çeku Adam Karabec që realizoi një dopietë.

Edhe Aston Villa e Unai Emery triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj austriakëve të Salzburg, duke konfirmuar momentin tepër pozitiv që skaudra nga Birmingami po kalon sin ë kampionat po ashtu edhe në Europa League.

Pjesë e 8 së pare janë edhe danezët e Midtylland që fituan 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës, Real Betis, e cila triumfoi 2-1 ndaj Feyenoord, apo edhe Porto, që fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Rangers. Skuadra e Fariolit konfirmoi sërish forcën e saj, teksa po zhvillon një sezon të shkëlqyer deri më tani.

Një kualifikim në “TOP 8” mundi ta arrijë edhe Roma. Ekipi i Gasperinit u mjaftua me një pike në Athinë, ndaj Panathinaikos, me verdhekuqtë që luajtën për 75 minuta me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të Mançinit.Për miqtë golin e barazimit e realizoi i riu polak Ziolkowski, 10 minuta nga përfundimi i ndeshjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×