
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ishte sot I ftuar në “Programin e Drekës” në News24, ku në një bisedë me Ola Brukon ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur në tryezën e radhës të opozitës të 10 shkurtit të njoftuar sot nga kreu I PD Sali Berisha.
Ai u shpreh se ende nuk janë marrë vendime në lidhje me mënyrën e organizimit të protestës, ndërsa shtoi se vendimi i takon strukturave të PD.
“Detajet zakonisht diskutohen më vonë. Janë strukturat ata që vendosin në lidhje me mënyrat e zhvillimit të saj. Protestat do të jenë të vazhdueshme dhe të përhershme me mënyra dhe mjete nga më të ndryshmet dhe puna nuk ndërpritet. Protestat do të jenë gjithmonë më e fortë se e para, por për mënyrat do të vendoset më vonë.
Nuk mund të them nëse do të bllokohet apo jo bulevardi, është gjithmonë ekskluzive e strukturave të PD marrja e një vendimi”, tha ai.
Baçi u ndal edhe në ndërhyrjen që sipas tij kryeministri Rama po i bën demokracisë duke mos i lënë dorë të lirë të bëjë punën në rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe arrestimin.
“Rama u zhvesh lakuriq edhe në atë që deri dje e quante fjalë të parë, drejtësisë, që e quante arritje të PS. Sot i del përballë drejtësisë dhe e ndalon të bëjë punën e saj, kur kemi fakte konktrete. Kemi zv. kryeministren Balluku që ka pasur më shumë se gjysmën e buxhetit në dorë, kemi afera të dukshme dhe SPAK I ka vënë përballë provave konkrete dhe intimidim dëshmitarësh, SPAK kërkon edhe arrestimin e saj, ndërkohë Rama e ndaloi SPAK-un me artifica ligjore. Duke e çuar çështjen në Kushtetuese, duke mos mbledhur Këshillin e Mandateve, mbase ka vendosur të kalojë afatin 3 mujor dhe të mbajë Ballukun afër vetes sepse e di që nëse ikën Balluku i vjen radha atij”, tha ai.
and then