
Po ditën e sotme u hodh edhe shorti për fazën e play off të Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në continent pas Champions League. Short i favorshëm për Bolognën. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano do të përballet sërish me norvegjezët e Brann, të cilët i ka hasur tashmë në fazën e ligës
Dinamo e Zagrebit, aty ku luan edhe futbollisti I kombëtares shqiptare Arbër Hoxha, do të ketë një përballje potencialisht më të rrezikshme, pasi do të sfidojë belgët e Genk. Në çiftet e tjera bien në sy përballjet mes Paok e Celta Vigos, Fenerbahçe-Nottingham Forrest apo edhe Lillë që do të sfidojë kampionët serbë të Crvena Zvezdas.
Përballjet e para të fazes play off do të luhen më 19 Shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.
Përballjet e play-off-it:
- Ludogorets – Ferencváros
- Dinamo Zagreb – Genk
- Celtic – Stuttgart
- Brann – Bologna
- Panathinaikos – Viktoria Plzen
- PAOK – Celta Vigo
- Fenerbahçe – Nottingham Forest
- Lille – Crvena Zvezda
and then