
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Gjergjin, 57 vjeç, dhe Arnold Gjergjin, 22 vjeç, babë e bir, të arrestuar dy ditë më parë në lidhje me një shtëpi bari të zbuluar në aksin Lezhë–Milot.
Ndërkohë, për Gjon Dodën, 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”. Sipas hetimeve, babë e bir kishin marrë me qira një objekt trekatësh, ku kishin përshtatur katër ambiente të veçanta për kultivimin e bimëve narkotike, të pajisura me llamba ndriçimi dhe sisteme të posaçme, si dhe ambiente për tharjen e lëndës narkotike, me qëllim përgatitjen e saj për shitje.
Të tre personat u arrestuan gjatë një operacioni policor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale vijojnë.
and then