
Këto pamje janë filmuar vetëm një kilometër nga dalja e Tiranës, në rrugën e Arbrit në drejtim të Dibrës.
Sipas banorëve të zonës, situata është alarmante. Përveç mbetjeve urbane që hidhen pa kriter, në këtë zonë janë hedhur edhe qen të ngordhur, duke krijuar një ndotje të rëndë dhe një aromë të padurueshme.

Era e keqe është e fortë dhe përhapet në distanca të mëdha, veçanërisht gjatë ditëve me diell. Banorët shprehen se kjo situatë jo vetëm që rrezikon shëndetin e tyre, por është edhe një njollë e rëndë për të gjithë ata që qarkullojnë në një nga akset më të rëndësishme kombëtare, siç është rruga e Arbrit.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pastrim të zonës dhe masa konkrete për të ndalur këtë fenomen shqetësues.
and then