Zbardhet sherri në Korçë, dy të arrestuar! U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe kundërshtuan efektivët

Zbardhet sherri në Korçë. Dy persona janë arrestuar nga policia. Sipas informacioneve, 29-vjeçari dhe 35-vjeçari banues në Ersekë janë arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas një ditë më parë, në lagjen nr.1, Ersekë, janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Më pas 35-vjeçari është konfliktuar edhe me një 41 vjeçare, banuese në Ersekë.

Në momentin kur kanë shkuar shërbimet e Policisë për të neutralizuar situatën, dy shtetasit E. Sh., dhe E. N., për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×