“Balluku vjedh 53 mln euro dhe qeveria nuk rrëzohet”/ Lapaj: U kapën në pazare 100 mln euro te AKSHI! Pushojnë në resorte të shtrenjta, por qytetarët…

Adriatik Lapaj ka dhënë mesazhe të qarta në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës kombëtare para Kryeministrisë.

Lapaj renditi skandalet e qeverisë Rama që nga afera e Ballukut deri te AKSHI, duke thënë se çfarë arsyesh duhen më shumë për ta rrëzuar këtë qeveri…

“Për çfarë mund të rrëzohet një qeveri nëse nuk dorëzohet kur kapët duke vjedhur 53 mln euro zv.kryeministrja. Kur kapet në Pazare 100 mln euro nga AKSHI. Për çfarë, nuk largohet  një qeveri kur këta detyrojnë të rinjtë të ikin. Çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre, çdo skandal që ndodh e bën edhe më të pamundur rrëzimin e tyre. Ndaj mendojeni mirë…Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit, mes atyre që pinë një shishe verë 33 mijë, dhe atyre që u dridhet dora për të blerë një çokollatë për fëmijët e tyre… Kjo është një betejë mes pensionistëve që kanë punuar një jetë dhe nuk vlerësohen dhe atyre që tallen me pushime në resorte të shtrenjta”, tha Lapaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×