FOTO-VIDEO/ Çifti u dhunua brenda makinës nga disa persona në Nishtulla, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika të gjithë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, në lagjen nr.14 në Nishtulla, ku një çift është rrahur me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona, për të cilët prokuroria nisi procedim penal ndaj një 44-vjeçari ndërsa u shpallën në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gruaja e dhunuar ka folur sot për News24 ku shprehu frikë për situatën e krijuar, cka ka bërë që të gjithë si familje të ngujohen në shtëpi.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, ka thënë  V. Meçani .

Sipas shtetases V.Meçani, i pari që është goditur nga një grup prej disa personash është  55–vjeçari Fatmir Meçani,

“Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin”, tregon gruaja.

Pas sulmit ndaj makinës së tyre, 4 personat janë drejtuar për në policinë e Durrëësit, ku kanë bërë denoncimin përkatës.

Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës”.

Familja Meçani, pas dhunës së pësuar një ditë më parë ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur, përsa kohë këtë shtetas janë ende të lirë.

Sipas kësaj familjeje, kjo nuk është hera e parë që ata i dhunojnë, ashtu siç kanë dhunuar edhe familje dhe persona të tjerë po në atë zonë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×