
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar se ccfarë ndodhi në të vërtetë në Strasburg, ku iu ndërpre fjala gjatë fjalimit të tij. Ai tha se koha për të gjithë anëtarët është 2 minuta, ndërkohë që ai e dinte këtë gjë. Ai sqaroi në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, se kur iu ndërpre mikrofoni, foli te kamerat dhe kërkoi qeveri teknike.
Ai tha se nuk kishte nevojë për ftesë për të qenë në Asamble, pasi është anëtar i saj.
“Fjala në Strasburg, për diskutantet është 2 minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. Unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm. E vazhdova. Natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë. Në minutën e fundit e dija që ndërpritej, por vazhdova se kamera funksionon. Kërkova qeverinë teknike. Këta lakenj, janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotët e rrugëve. Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, meranë si papagaj të depersonalizuar. Pështyjnë një herë në fytyrën e tyre pa asnjë dinjitet. Dhe lajmi tjetër se nuk isha i ftuar! Unë jam anëtarë i Këshillit të Europës dhe nuk ftohen.”, tha Berisha.
and then