
Finalizohet operacioni i koduar “Meantime”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike dhe automjeti i të arrestuarit.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
-A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.
Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
and then