Liderët e rinj të politikës/ Erl Murati: Salianji duhet të fitojë “zemrën” e veriut për të marrë PD. Lapaj, rrugë e gjatë drejt pushtetit

Për analistin Erl Murati, e ardhmja e liderve të rinj të politikës sic është Ervin Salianji që sipas tij, ka ambicie për të kryesuar PD dhe Adriatik Lapaj, shihet e zbehtë.

Në analizën e tij për “Kjo Javë”, Murati tha se në rastin e Salianjit, rrjedha normale do të ishte që ai të krijonte alternativë të re politike, për shkak të mbështetjes së vogël që gëzon brenda partisë së tij e cila mendon ndryshe.

“Nëse ti e gjen veten, vetëm dhe me pak mbështetës dhe kjo është një parti që mendon ndryshe nga ti, nuk mund ti biesh murit me kokë, ti krijon alternativën tënde politike.

Popullariteti i Salianjit duhet të shihet në veri, pa fituar zemrën në veri, Salianji nuk ka të ardhme brenda PD”, tha Murati.

Ndërsa I pyetur për Adriatik Lapajn dhe protestën e tij, analisti Erl Murati u shpreh se do t’i duhet rrugë e gjatë për të ardhur në pushtet, pasi çarja e sistemit dypartiak që karakterizon politikën shqiptare është pothuajse e pamundur.

“Ne kemi parë që dhe në zgjedhjet e fundit, dy partitë e mëdha miratuan disa ndryshime në kodin zgjedhor duke i defaktorizuar partitë e vogla. Nëse Rama dhe Berisha bien dakord që parlamenti të ketë 100 deputetë, dhe për një sistem mazhoritar nuk ka më parti të vogla. Dhe Lapaj që është jashtë parlamentit, ka rrugë të gjatë për të ardhur në pushtet”, tha Murati.

Erl Murati: Salianji ka qenë deputet i PD dhe ka rënë në sy se i ka dalë përballë liderit të PD,  e shoh pa të ardhme në PD. Rrjedha normale e tij do të ishte largimi nga PD. Nëse ti e gjen veten, vetëm dhe me pak mbështetës dhe kjo është një parti që mendon ndryshe nga ti, nuk mund ti biesh murit me kokë, ti krijon alternativën tënde politike.

Popullariteti i Salianjit duhet të shihet në veri, pa fituar zemrën në veri, Salianji nuk ka të ardhme brenda PD.

Kurse Lapaj është një figurë, nuk mund ta kritikosh pasi ska patur fuqi ekzekutive dhe të ngjall respekt me sakrificën e tij personale dhe ata që e ndjekin. Nga pikëpamja politike, politika shqiptare është bipartiake, hiq rastin e LSI në disa raste, PD-PS dhe është shumë e vështirë për ta çarë pasi në disa raste këta dy pole janë në “fejesë” ose “martesë” apo “dashuri” me njëra-tjetrën dhe veprojnë të dyja bashkë kundër partive të vogla. Ne kemi parë që dhe në zgjedhjet e fundit, dy partitë e mëdha miratuan disa ndryshime në kodin zgjedhor duke i defaktorizuar partitë e vogla. Nëse Rama dhe Berisha bien dakord që parlamenti të ketë 100 deputetë, dhe për një sistem mazhoritar nuk ka më parti të vogla. Dhe Lapaj që është jashtë parlamentit, ka rrugë të gjatë për të ardhur në pushtet.

Aksionet e tij kanë mbetur në kuadrin e shoqërisë civile.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×