“Nëse Nano nuk dorëhiqej dikush me çorape të kuqe s’mund të…”/ Murati “skanon” opozitën: Salianji ka ambicie për të drejtuar PD, Berisha…

“Partia Demokratike nuk e ka luksin që të largojë njerëz”, kështu u shpreh Erl Murati në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 ndërsa foli për lëvizjet e Ervin Salianjit.

Gjatë intervistës, Murati analizoi qëndrimet e liderëve të partive, dhe ndalur tek Berisha, tha se kontributi i Berishës është i pamohueshëm, por nuk mund të vazhdojë me të njëjtën sjellje. Më tej nënvizoi se Salianji ka një ambicie të pashpallur për të qenë drejtues i PD.

“Përse u vendos që Salianji të përjashtohej. PD nuk e ka luksin që të largojë njerëz, pra as Salianjin, as Shehajn dhe po të doni as Arlind Qorri. Salianji ka një ambicie të pashpallur për të qenë drejtues i PD. Besoj që do të vijë dita që ai do ta shpallë, por e kupton dhe e ndjen peshën e madhe që ka figura e Berishës në PD. Ai ka lëshuar edhe kritika për mënyrën se si është drejtuar PD, ndaj edhe Berisha iu përgjigj ashpër. Probleme i përballjes mes Berishës dhe Salianjit është i demokracisë, brenda partisë. Pra e dimë që askush nuk ia ka marrë partinë kryetarit pa e lëshuar. Nëse Fatos Nano nuk merrte vendimin për t’u larguar, nuk mund të vinte dikush me çorape të kuqe të merrte drejtimin…Pra ky është problem  të gjitha partive që udhëhiqen në mënyrë atokratike”, tha ai, duke shtuar: “për të mirën e PD do të ishte e udhës që Berisha ta trashëgonte lidershipin e PD”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×