Shijak, kanosi 2 persona, shpallet në kërkim 36-vjeçari. Në banesë iu gjetën municion luftarak dhe 2 radio policie

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka kanosur 2 persona për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.I, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie.

Po punohet për kapjen e shtetasit L. I, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×