
Debutim i hidhur te Besiktas për Kristjan Asllanin. Mesfushori i kombëtares u aktivizua në minutën e 76-të në ndeshjen ndaj Konyaspor, por u ndëshkua me karton të kuq, vetëm 5 minuta më pas. Asllani bëri një ndërhyerje ndaj kundërshtarit dhe arbitri e nxorri nga loja pasi pa pamjet në sistemin VAR.
Gjithsesi, në fitoren 2-1 të Besiktas ndaj Konyaspor, Asllani la gjurmën e tij, pasi topi i dërguar nga ai, u shfrytëzua në maksimum nga Kokcu (goli i dytë i skuadrës, minuta 77′).
and then