VIDEO/ Rama viziton sot Vlorën, tregtarët protestojnë kundër zhvendosjes nga tregu aktual

Tregtarët e Vlorës dolën sot në protestë ara Teatrit “Petro Marko”, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual. Protestuesit shprehen se nuk janë konsultuar fare për vendimin dhe akuzojnë kryetaren e bashkisë se po tallet me ta.

“Tregu po na merret për të ndërtuar pallate,”, -thonë tregtarët, ndërsa theksojnë se asnjë përfaqësues i tyre nuk u pranua gjatë procesit të vendimmarrjes. Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Vlorë vjen në një moment kur tensionet midis bashkisë dhe komunitetit të tregtarëve janë të larta, duke krijuar një atmosferë pritjeje për reagimin e tij ndaj situatës.

Tregtarët kërkojnë që procesi i zhvendosjes të shtyhet dhe të bëhet me pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje. Sipas vendimit, sektori i fruta-perimeve do të vendoset në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë do të kalojnë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×