Aksi Librazhd-Qafë Thanë bllokohet nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve, policia apel për shmangie të qarkullimit

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë, ku materiali i rrëshqitur ka zënë të gjithë gjerësinë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Sipas autoriteteve në zonë ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit në një kohë sa më të shpejtë.

Ndërkohë, Policia Rrugore e Elbasanit u bën apel drejtuesve të mjeteve që kanë si destinacion Korçën apo lëvizjen në drejtim të kundërt, të shmangin qarkullimin në këtë aks deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×