
Java e 20-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshje të luftuara dhe rezultate që konfirmojnë rivalitetin dhe intensitetin e këtij sezoni. Takimet u zhvilluan të ndara në tre ditë, duke ofruar emocione dhe interes në çdo përballje.
Java u hap të premten me suksesin e Skënderbeut, që triumfoi 2-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Skënderbeu”, duke vijuar ecurinë pozitive dhe duke forcuar pozitat në krye të renditjes.
Të shtunën u luajtën katër takime, të gjitha në orën 13:30. Laçi fitoi minimalisht 1-0 përballë AF Luftëtarit, ndërsa Kukësi mori tre pikë të rëndësishme ndaj Besës me të njëjtin rezultat. Në Pogradec, vendasit fituan 3-1 ndaj Korabit, duke konfirmuar formën e mirë, ndërsa Iliria triumfoi 2-0 ndaj Apolonisë.
Java u mbyll sot me sfidën mes Lushnjës dhe Burrelit, e cila u mbyll me fitoren e Burrelit në transfertë 0-1.
Kategoria e Parë vijon të dhurojë rivalitet, garë të fortë dhe nivel konkurrues, teksa çdo javë mbetet vendimtare në rrugëtimin e skuadrave drejt objektivave sezonale.
and then