VIDEO/ Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin.

Në pamjet e siguruara nga , fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Sakaq, rruga mbetet ende e bllokuar dhe raportohet se ka edhe një radhë të gjatë automjetesh në pritje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×