
Real Madrid i përgjigjet shpejt Barçës, me ekipin e Arbeloa-s që doli me 3 pikë përballë Rayo Vallecano-s, por në “Bernabeu” vuajtën jashtëzakonisht shumë ku u desh një penallti në minutën e 100-të për “thyer” ekipin e Balliut, me anësorin kuqezi që nuk u aktivizua për asnjë minutë. Falë këtij suksesi, Reali nuk lejon Barçën të shkëputet duke ruajtur diferencën prej 1 pikë.
Vinicius jr krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë sfidë, me sulmuesin brazilian që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 15-të duke zhbllokuar rezultatin. Rayo jo vetëm që nuk u dorëzua, por me fillimin e pjesës së dytë, de Frutos iu shkëput bukur mbulimin të mbrojtjes dhe me një goditje të saktë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1.
Reali i shkoi shumë pranë golit të dytë, por në minutën e 68-të, Mbappe ishte i pafat teksa goditja e tij u përplas në traversë. Pas minutës së 80-të, Rayo mbeti me 10-të lojtarë, por mbrojtën me fanatizëm pikën, të paktën deri në minutën e 98-të kur Brazim Diaz fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë duke i dhuruar Realit një trepikësh të artë në një fund dramatik dhe me plot emocione.
Lajmi i vetëm negativ në këtë sfidë ishte dëmtimi i Jude Bellingham. Mesfushori anglez pësoi një tërheqje në kofshën e majtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 1 muaj, një goditje e fortë për Real Madrid.
and then