“Bashkëpunove me ne kundër Saliut”, Topalli i përgjigjet Ballës: Ke takuar dhe majmur Lulzim Bashën, jo mua! E kontrollonit dhe…

Deputetja e PD Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili i tha se në 2021 kanë bashkëpunuar bashkë kundër kreut të PD Sali Berisha.

Topalli u shpreh se në atë kohë në krye të demokratëve ishte Lulzim Basha, i cili bashkëpunonte sipas saj me mazhorancën.

“E njohur publike që në 2021 krijova një lëvizje. Isha një vit më parë nënkryetare e PD dhe vura re që në krye të PD ishte dikush që e kontrollonit ju dhe e majmonit natë dhe familjet e tij.
Nui të kam takuar kurrë në jetë, ke takuar Lulzim Bashën”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×