
Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta, lidhur me çështjen e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku. Ai u shpreh se në bazë të informacioneve që disponon, balluku për çështjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë, do të dënohet me burg.
Më tej theksoi se Prokurori Dritan prençi është kërcënuar për dosjen Balluku.
“Amerikanët gjejnë të vetmen zgjidhje largimin e Ramës me Ballukun. Balluku do dënohet me burg dhe është çështja e aksit rrugor Korcë-Ersekë. Aty Balluku ndan pjesën e llokmave të tenderë i dirigjon se kush do marrë pjesë. Nëse në Thumanë-Kashar mund të përfundojë në arrest shtëpie, për këtë jo. Tuneli i Murrizit ka grumbulluar të gjitha faktet që Balluku shkon në burg bashkë me drejtorët e saj. Ata po bëjnë rezistencë të fortë që të fitojnë kohë, por kjo nuk i çon askund sepse vjedhjet janë faktuara. Janë 13 telefona të sekuestruara vetëm oligarkëve…”, tha ai.
and then