
Gazetari Almer Toska deklaroi se shumë shpejt dy shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia do ta çojnë për diskutim në Parlamentin Evropian, rastin “Balluku”.
Sipas tij, shkak janë investimet gjermane dhe qasja e zv/kryeministres Belinda Balluku ndaj kompanive gjermane dhe italiane.
Po ashtu, ai tha se dhe nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit ka reagim shqetësues për situatën në të cilën ndodhet sot sistemi i drejtësisë dhe presioni që po i bëhet nga politika.
Almer Toska: Ramës i intereson sa më shumë zvarritja e cështjes. Balluku ka lidhje të afërt me botën e krimit, dhe mund të jetë presioni që po i bëhet.
Nëse GJK nesër rrëzon Ramën, parashikoj që përmes Kuvendit do ti kërkojë mendim Komisionit të Venecias. Ai kërkon kohë, të humbasë vlerën juridike të kërkesës së SPAK.
Jemi përballë një gangrene ku Shqipëria rrezikon integrimin,
Shumë shpejt qeveria gjermane do ta ngrejë çështjen Balluku në Parlamentin Evropian, janë të cenuar drejtpërdrejt nga Balluku përr investimet gjermane në Shqipëri.
Edhe Italia, do të kemi një delegacion italian në Shqipëri, janë ndjerë të zhvlerësuar nga qasja e Ballukut për investimet sic është hekurudha Tiranë-Durrës dhe Porto Romani. Edhe nga DASH janë të shqetësuar.
and then