Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale.

Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se do të bojkotonte punimet e Reformës Territoriale.

“Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, tha mbrëmjen e sotme në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

Taulant Balla: Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë.

Nga ana e tij, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

Luçiano Boçi: Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×