“Mandati i 4, ka nxjerrë sistemin nga binari”/ Analisti: Për një tunel vidhen 50 mln euro, por paga e një gjykatësi bëhet problem!

Analisti Lavdrim Lita deklaroi se kryeministri Edi Rama ka krijuar një fushatë denigruese ndaj gjyqtarëve.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, Lita tha se për një tunel vidhen 50 mln euro dhe për pagat e gjyqtarëve bëhet një gjullurdi e madhe.

“Kur për një tunel vidhen 50 mln euro qenka problem paga e një gjykatësi? Ne po vendosim qytetarët kundër njëri tjetrit…Je kryeministri i vendit, dhe krijon këtë gjullurdi mediatike, fushatë denigrimi të gjyqtarëve. Përse nuk ndodh në një vend tjetër europian? Këto janë efektet e mandatit 4 dhe sistemi ka dalë jashtë binarëve. Për një manikotë në Vlorë duhen katër dit. Përmbytet Vlora, përmbytet Durrësi…Del drejtori i rrugëve thotë mali ka marrë shumë ujë dhe ra. Këtu është bërë një çmendinë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×