“S’ka rend dite tjetër veç grushtit të shtetit për mbrojtjen e Ballukut”, Berisha: Kush tha që nuk jemi në komision? Janë manipulime!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës edhe pas seancës parlamentare, duke deklaruar për mediat jashtë Kuvendit se bllokimi i punës së prokurorisë për arrestimin e Belinda Ballukut mbetet çështja e vetme në rendin e ditës për opozitën.

Sipas Berishës, çdo përpjekje e mazhorancës për të zhvendosur vëmendjen nga kjo çështje është manipulim i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mund të kemi gjë tjetër në rend dite veç grushtit të shtetit që po bën Edi Rama. Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ne jemi në komision. Nëse duan të na përjashtojnë, le ta bëjnë”, deklaroi Berisha.

Ai mohoi pretendimet se opozita nuk po merr pjesë në punimet e komisioneve parlamentare, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

“Kush tha se nuk shkojmë në komision? Anëtarët e opozitës nuk janë njoftuar për asnjë mbledhje. Janë të gjitha manipulime të Edi Ramës për të spostuar vëmendjen, por ne jemi të përqendruar te grushti i tij i shtetit”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha u shpreh gjithashtu kritik ndaj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

“Jemi në komision, si nuk jemi? Kush tha që nuk jemi? Besoni gënjeshtrat e Taulant Ballës? Si mund t’i besoni atij?”, tha Berisha.

Në vijim, ai paralajmëroi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi politike për çështjen e Belinda Ballukut.

“Ai do të përfundojë me Lubi Ballukun, në krah të saj”, përfundoi Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×