
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Washington me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.
Kongresmeni Mast sipas Spiropalit, është aktivisht i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ministrja u ndal te bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës.
Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi që sipas Ministres, e bën aleancën mes dy vendeve edhe më të fortë.
Më herët Spiropali u takua me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), me fokus potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Postimi i plotë i Spiropalit:
Me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë
and then